Shendet

Gratë diabetike kanë më shumë gjasa të dështojnë gjatë shtatzënisë

Gratë diabetike kanë katër herë më shumë gjasa të dështojnë rreth javëve 22-28 gjatë shtatzënisë së tyre, ka zbuluar një studim i ri. Studiuesit nga Universiteti i Glasgow shikuan të dhënat e afro 4,000 nënave diabetike skoceze. Ata zbuluan se niveli i lartë i sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë, ishte një faktor rreziku në muajt e shtatzënisë. Indeksi i Masës Trupore i grave me diabet është gjithashtu një faktor kritik, zbuloi studimi. Studiuesit zbuluan gjithashtu se një e treta e dështimeve tek gratë me diabet kanë ndodhur në një periudhë të caktuar të shtatzënisë.

Dr Sharon Mackin, i cili kreu studimin, tha: "është thelbësore që ne, si profesionistë të kujdesit shëndetësor, të gjejmë mënyra më të mira për t'i mbështetur gratë gjatë moshave të tyre pjellore për të normalizuar peshën dhe sheqerin në gjak, në mënyrë që gjatë shtatzënisë, qoftë kjo e planifikuar ose e pa planifikuar, ato janë më të përgatitura dhe rreziku i tyre të zvogëlohet. "Është e rëndësishme që gratë me diabet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë, dhe të jenë në gjendje të qasen në këshillimin e duhur para-konceptual, edhe nëse nuk planifikojnë imtësisht një shtatzëni.”

"Gratë me diabet gjithashtu duhet të krijojnë kontakte me klinika sa më shpejt pasi marrin një test pozitiv shtatzënie, në mënyrë që ata të jenë nën kontroll, për të shmangur rreziqet." Dr Mackin tha që duhet të shtrohet pyetja nëse mund të shmangen të gjitha dështimet tek nënat diabetike”. Ajo tha: "Ne nuk e dimë përgjigjen për këtë. Pasi koha optimale e lindjes në shtatzëni të tilla nuk është e qartë."
Studimi zbuloi se 3847 nëna diabetike kanë dështuar gjatë shtatzënisë në Skoci, nga prilli 1998 deri në qershor 2016. Nënat me diabet tip 1 ishin më shumë se tre herë të predispozuar të dështonin ndërsa ato me tip 2 kishin të paktën katër herë gjasa të dështonin gjatë shtatzënisë. Shkalla e dështimeve ishte 16.1 për 1,000 lindje në gratë me diabet tip 1 dhe 22.9 për 1.000 dështime në diabet tip 2, krahasuar me 4.9 për 1.000 lindje në popullatën e përgjithshme.

Dr Emily Burns, e cila është pjesë komunikimeve kërkimore të Diabetit në Mbretërinë e Bashkuar, tha: "Shumica e grave me diabet kanë shtatzëni të shëndetshme dhe bebe të shëndetshme, por ky hulumtim forcon rëndësinë e mbështetjes së grave për të menaxhuar nivelin e tyre të glukozës në gjak nëse ata po planifikojnë një shtatzëni, duhet të zvogëlojnë rrezikun e tyre për komplikime sa më shumë që të jetë e mundur.
"Ai gjithashtu sugjeron që humbja e peshës shtesë, për gratë me diabet tip 2 që janë mbipeshë, mund të ndihmojë në uljen e këtij rreziku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë