Lojëra me Dore

Grant sulmon Jordan: Çfarë spiuni, thotë atë që dëshiron. Pres të përballet me mua

Mund të ketë qenë ‘The Last Dance’ (Kërcimi i fundit), por nuk do të jetë fjala e fundit mbi një prej episodeve më kontroversë të serisë së Netflix që tregon rrugëtimin drejt titullit të Chicago Bulls të Michael Jordan. “Gënjeshtra, gënjeshtra, vetëm gënjeshtra, nëse Jordan ka mbajtur mëri ndaj meje, mund ta zgjidhim këtë çështje si burrat. Mund të diskutojmë ose të gjejmë një mënyrë për të zgjidhur gjërat. Por përsëri, ai përsëriti gënjeshtrën, se unë paskam qenë burimi që ka spiunuar gjërat e shkruar në libër”. Ish-shoku i ekipit së MJ tek Bulls, Horace Grant, i përgjigjet akuzave për rolin e tij si spiun brenda dhomave të zhveshjes me Sam Smith, autorin e librit të famshëm ‘The Jordan Rules’.

“Gjithnjë nëse mund të quhet ‘The Last Dance’ një dokumentar, aty ka shumë gjëra të pasakta. Por është e pashmangshme nëse e ka prodhuar vetë Jordan dhe ka bërë prerjet që ka dashur ai. Unë dhe Sam kemi qenë gjithmonë miq të mëdhenj, jemi akoma, por shenjtëria e dhomave të zhveshjes dhe sekreteve të tyre nuk janë vënë kurrë në dyshim. Sam është një gazetar i shkëlqyeshëm investigativ, ky është shpjegimi. Ka thënë gjithnjë se kishte dy burime: përse MJ vazhdon të drejtojë gishtin vetëm kundër meje?. E tija është vetëm mëri: ta them unë, nuk ka arsye tjetër përveç asaj. Kjo duket edhe gjatë dokumentarit. Nëse thua diçka jashtë normave për të, eliminohesh, do bëjë gjithçka për të shkatërruar imazhin tënd. Por kur ai u përpoq të më sulmonte, unë i jam përgjigjur gjithnjë, pa bërë asnjë hap pas”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë