Shendet

Grafiku – SHBA me rritjen më të fortë të rasteve të reja me koronavirus

Rastet e reja të personave të infektuar me koronavirus që raportojnë Shtetet e Bashkuara brenda 24 orëve janë një tjetër provë se distancimi social dhe vetëngujimi janë për momentin të vetmet mjete mbrojtëse nga pandemia.

SHBA ka një rritje të frikshme të kurbës së të infektuarve në krahasim me Kinë, Italia, Korenë e Jugut dhe vendet e tjera pas konfirmimit të pacientit numër 100.

Ekspertët ja faturojnë këtë rritje kryesisht vonesës së autoriteteve amerikane për t’iu përgjigjur krizës dhe kritikët kanë akuzuar Presidentin Donald Trump për nënvlerësim të rrezikshmërisë reale që paraqet virusi.

Ata thonë se me rritjen aktuale sistemi shëndetësor amerikan rrëzikon një kolaps për shkak të fluksit, ndërsa epiqendra e pandemisë në SHBA ndodhet në Nju Jork. Rrjetet më të mëdha spitalore në këtë qytet kanë dhënë më herët alarmin se nuk kanë kapacitetet për të përballuar një situatë të ngjashme me atë në Kinë, apo Itali.

Deri më tani, SHBA ka raportuar 26.578 raste në total, prej të cilëve 340 të vdekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë