Teknologji dhe Inovacion

Grafiku i ditës, shqiptarët hyjnë në internet më së shumti nga celulari

INSTAT ka raportuar se në vitin 2019 rezultojnë 98,6 % e individëve të moshës 16 - 74 vjeç që kanë përdorur aparat celularë / telefona smart për të hyrë në internet. Ky tregues ka shënuar rritje prej 5,0 pikë përqindje krahasuar me vitin 2018.

Ndërkohë, vetëm 23,7 % dhe 6,8 % e popullsisë në studim e përdorin internetin nëpërmjet laptopit dhe tabletit.

Tregues të cilët kanë pësuar rritje respektivisht 8,5 dhe 1,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë