Shendet

Grafiku i Ditës – Në 2 javë të infektuarit u dyfishuan

Numri i rasteve të konfirmuara me infeksionin e Koronavirusit ka kapërcyer kulmin në botë e 200,000 individëve ndonëse vëndet po i përshkallëzojnë masat mbrojtëse ndaj shpërthimit.

Janë konfirmuara më shumë se 201,000 raste me Covid-19 të mërkurën, nga ku mbi 122,000 sipas të dhënave nga universiteti "John Hopkins" janë konstatuar jashtë Kinës.

Numri i të vdekurve është më shumë se dyfishuar gjatë dy javëve të fundit në rreth 8000. Veçse në Europë numri i individëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi ka kapur 3415, dhe për herë të parë i’a kalon e Kinës duke u bërë kështu epiqendra e re e kësaj pandemie.

Italia, vendi i dytë më keqazi i goditur pas Kinës ka parë një numër të infektuarish me mbi 31500 dhe të individëve që kanë ndërruar jetë në 2503. Shkencëtarët parashikojnë që numri i të vdekurve në Itali t’ia kalojë numrit të fataliteteve të Kinës.

ShBA planifikon t’a mbyllë kufirin e saj verior me Kanadanë sipas një dakortësimi të përbashkët me Kanadanë shprehet Trump në një postim në tëitter.

ShBA ka pasur 6496 raste të konfirmuara infeksionesh nga ky virus dhe 114 vdekje.

Shtetet në Amerikë po ndërmarrin masa të rrepta, ashtu si në shumë vënde të tjera të botës, që përfshijnë mbylljen e lokaleve, restoranteve dhe hapësirave të tjera ku mblidhen njerëz.

Në përpjekje për të lehtësuar impaktin negativ të virusit ndaj bizneseve dhe ekonomisë amerikane administrata e presidentit Trump ka mbështetur planin e dorëzimit të çekëve në duart e Amerikanëve. E kjo si pjesë e një pakete stimuluese prej 1 bilionë dollarë që planifikohet të shpenzohet.

Shumë ekonomistë thonë se mundësia e një reçesioni ekonomik sa vjen e rritet. Deutche Bank shprehet se GDP-ja e eurozonës mund të reduktohet me 24% ndërsa ajo e ShBA-së me 13% përgjatë tremujorit të dytë.

Virusi Covid-19 sipas të dhënave nga John Hopkins është përhapur në 157 vende. Vendi i fundit i prekur nga ky virus është ishull-shteti në oqeanin paqësor i Samoas i cili ka konfirmuar rastin e parë të prekur me koronavirus këtë të mërkurë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë