Shendet

Grafiku i Ditës – Në shpërthimin e gripit

Në vitin 2016 kishte më shumë shqiptarë të prekur nga gripi se të paktën që nga 2015 deri në 2019. Kulmi i është në javën e 52 të 2016 kur numri i të prekurve arriti në 17811 vetë. Por, 2020 shënon rekord tronditës. Të prekurit nga gripi  nisin me një numër të madh që në javët e para të fillimit të vitit.

Sipas të dhënave të ISHP mbi 19 mijë shqiptarë janë prekur nga gripi vetëm javën e katërt të këtij viti. Trajektore e frikshme, por ka mbetur pa përgjigje.

Ne pyetëm në Ministrinë e Shëndetësisë por nuk morëm asnjë shpjegim: Si ka mundësi një shpërthim i tillë me shifra të larta? Pa marrë përgjigjen e parë ne nuk mundëm sigurisht të bënim as pyetjen e dytë. Çfarë ka ndryshuar më shumë tek organizimi për të përballur këtë fluks?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë