Shendet

Grafiku i ditës/ Nga ndryshon ky koronavirus me të tjerët

Koronavirus është përhapur shumë më shpejt sesa SARS ose MERS.

Por në fakt të dhënat e fundit tregojnë se është më pak vdekjeprurëse sesa SARS ose MERS.
Do të duhen disa javë për të qenë të sigurt në lidhje me sjelljen e virusit, përfshirë nivelin e tij të vdekshmërisë.

Alarmi ndërkombëtar për koronavirusin që u shfaq në Wuhan, Kinë, në dhjetor është nxitur nga përhapja e tij e shpejtë dhe fakti që ekspertët e sëmundjeve infektive ende nuk mund ta dinë se sa vdekjeprurëse apo ngjitës është ky virus.

Brenda disa javësh, virusi ka infektuar më shumë njerëz në harkun kohor të një muaji sesa sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute (SARS). Më 30 Janar, Organizata Botërore e Shëndetit e shpalli shpërthimin e emergjencës globale.

Grafiku më poshtë tregon numrin kumulativ të rasteve që nga dita kur u bënë publike simptomat për rastin e parë. Kur u krahasua me virusin e ri, përhapja e SARS rezulton te ketë patur më tepër kohë për të fituar vrull. Sindromit të frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS) që u shfaq për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012, iu desh tetë vjet për të infektuar gati 2.500 njerëz.

Statistikat e fundit tregojnë një shkallë vdekshmërie prej rreth 2.2%, por ekspertët e sëmundjeve thonë se niveli aktual mund të jetë më i lartë pasi ka të ngjarë të ketë më shumë raste të pakonfirmuara.

Virusi SARS vrau rreth 10% të të gjithë individëve të infektuar, ndërsa shpërthimi MERS i identifikuar në vitin 2012 kishte një shkallë vdekshmërie rreth 35%.

Ekspertët e sëmundjeve infektive paralajmërojnë se do të duhen disa javë të tjera për të qenë të sigurt në mënyrën se si sillet virusi i ri duke pasur parasysh sa shpejt është përhapur dhe faktin që një test i besueshëm diagnostikues është prezantuar vetëm kohët e fundit.

"Jo të gjithë po shihen, jo të gjithë po testohen", tha Dr. William Schaffner, profesor i mjekësisë parandaluese dhe sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt në Nashville.

"Të gjithë ekspertët, përfshirë mua, i tregojnë publikut se ka shumë gjëra që nuk dimë për këtë virus dhe ne po mësojmë ndërsa përballemi. Kjo nuk është aq garantuese ”.

Disa ekspertë pyesin nëse virusi i ri ka ngjashmëri me gripin sezonal, i cili ka një shkallë të ulët të vdekshmërisë, por infekton kaq shumë njerëz që më shumë se gjysmë milion mund të vdesin prej tij çdo vit, sipas vlerësimeve globale të shëndetit.

Në shfaqjen e shpërthimeve të sëmundjes infektive, së pari identifikohen rastet më serioze. Infeksionet koronavirus mund të shkojnë nga simptoma të buta të ngjashme me të ftohtin në raste të rënda që shkaktojnë pneumoni, sëmundje akute të frymëmarrjes dhe vdekje.

Rreth 20% e rasteve të konfirmuara në shpërthimin e koronavirusit në Kinë klasifikohen si të rënda, të ngjashme me SARS dhe MERS, tha Schaffner.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë