Shendet

Grafiku i ditës – Fluksi i pacientëve me grip në rënie

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i personave të prekur nga gripi ka rënë në krahasim me javët e më pashme. Në javën e shtatë numri i të prekurve ka arritur deri në 21636 persona, ndërkohë që  krahasim me vitin e kaluar  ky numër është 19% më i lartë.

Këtë rëni të lehtë të fluksit e kanë konfirmuar edhe mjekët në Spitalin Infektim në QSUT. Intensiteti i gripit gjatë këtij viti ka arritur në shifra rekord. Vetëm në javët e para të fillimit të vitit kemi pasur një numër të madh të prekurish nga gripi.

Sipas të dhënave të ISHP mbi 19 mijë shqiptarë u prekën nga gripi vetëm javën e katërt të këtij viti, por fatmirësisht ky numër ka ardhur duke u ulur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë