Tremujori i tretë i 2019-ës ka shënuar rënien e shtesës natyrore prej 17.1 %. Gjatë tremujorit të tretë 2019, numri i lindjeve tejkaloi me 2.687 numrin e vdekjeve.
INSTAT raporton se numri i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 rezulton 7.403, duke shënuar një rënie prej 9,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e tretë 2019 rezulton 4.716, duke shënuar një rënie prej 5,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.