Analize

Grackë apo arritje? Italia merr në dorë buxhetin e BE-së

Dhurata e Ursula Von der Leyen për Romën duket se ka qetësuar trazirat politike në Itali, të paktën tani për tani.

Emërimi i ish-kryeministrit Paolo Gentiloni si Komisioner Ekonomie në Komisionin e ardhshëm Evropian është cilësuar gjerësisht si një shpërblim për Italinë pas zëvendësimit të një koalicioni populist me një qeveri dashamirëse ndaj BE-së.

"Portofoli më i rëndësishëm që ka marrë vendi ynë," do të shkruante gazeta italiane “La Stampa” në një editorial të mërkurën, por shumë ekspertë në Europë reaguan me mosbesim, duke pasur parasysh faktin se Italia e ka kaluar vitin e shkuar duke shkelur rregullat e buxhetit të BE-së.

BE ka çdo arsye që ta rikthejë Romën në rreshtin e parë dhe t'i japë qeverisë së re një “doze mikpritjeje”. Përtej retorikës dhe politikave të saj të ekstremit të djathtë, fuqizimi i Lega Nord shkaktoi alarm në kryeqytetet europiane me qëndrimin e saj të paqartë për një dalje të mundshme nga Eurozona dhe qasjen e saj pro-Kremlinit. Tanimë vendet e BE-së po përpiqen të ndihmojnë qeverinë e re italiane. Javën e ardhshme Presidenti Francez Emmanuel Macron do të jetë udhëheqësi i parë i BE që do të vizitojë viziton Romën që kur qeveria e Pesë Yjeve dhe Partisë Demokratike mori detyrën. Udhëtimi vjen pas muajsh tensionesh midis qeverisë së tij dhe koalicionit të mëparshëm midis Salvinit dhe Di Maios.

Matteo Salvini, Gazeta Si, 16 shtator 2019

Von der Leyen ka arsyet e saj për të ndihmuar qeverinë e re: Kryeministri Giuseppe Conte dhe Pesë Yjet ishin thelbësore për konfirmimin e saj. Megjithatë ekziston rreziku që favorizimi i Italisë të ketë pasojat e saj. Analistët dhe zyrtarët e PD kanë shprehur shqetësimin se puna e Gentilonit mund të shndërrohet në një grackë për qeverinë e re nëse ai detyrohet të miratojë rregulla jo të drejta ekonomike ose masa shtrënguese.

"Nëse ai është shumë i butë me Italinë, ai do të akuzohet nga skifterët nordikë për favorizim," thotë “Corriere della Sera”. "Nëse tregohet shumë i ashpër, ai do t'i sigurojë Salvinit një argument më shumë për ta cilësuar PD-në si skllaven e Brukselit”, thekson gazeta,

Sikur të mos mjaftonte kjo, qeveria e re është më e mbështetur në Bruksel sesa në shtëpi: Një studim i publikuar nga "Corriere della Sera" tregoi se vetëm 36 për qind e italianëve mbështesin koalicionin e ri.

Për të fituar votuesit, qeveria e re shpreson në mbështetjen e BE për dy çështje kryesore: buxhetin dhe emigracionin.

Conte, i cili ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për një fleksibilitet më të madh në rregullat fiskale të BE-së, duket se u tregua shumë I butë me Brukselin javën e kaluar, duke deklaruar se qeveria e tij dëshironte të arrinte uljen e borxhit jo me kursime, por "përmes rritjes ekonomike dhe investimeve". Edhe pse Italia shpreson për më shumë fleksibilitet me Gentilonin në krye të portofolit ekonomik, komisioneri ka të ngjarë të ketë pak hapësirë për manovrim. Ish-kancelari i austriak Sebastian Kurz tashmë njoftoi kundërshtimin e tij për zbutjen e rregullat e buxhetit, duke thënë se Vjena "nuk ishte e gatshme të paguante borxhet e Italisë".

Në të njëjtën kohë, sondazhet tregojnë se votuesit e qendrës së majtë italiane janë të vetmit që kanë ende besim në Bruksel. Nëse Gentiloni përfundon duke u bërë "njeriu i masave shtrënguese" të BE-së, mbështetja për PD-në dhe qeverinë e re italiane në përgjithësi ka të ngjarë të jetë edhe më të pakëy se sa janë tani.

Megjithatë zyrtarët e lartë të PD duket se nuk shqetësohen shumë. Gentiloni është "një nga emrat më prestigjiozë në Komisionin e ri", tha Brando Benifei, kreu i delegacionit të PD në Parlamentin Evropian, duke shtuar se emërimi i tij është "një mundësi e shkëlqyeshme për një qasje të re në çështjet ekonomike, fiskale dhe monetare.

Luigi Di Maio, Gazeta Si, 16 shtator 2019

Qeveria e re e ka bërë të qartë tanimë se Italia ka shpresa të mëdha për Komisionin von Der Leyen.

"Ne presim që Von der Leyen të përmbushë premtimin e saj për të vënë në qendër të programit të saj emigracionin” tha Laura Ferrara, një deputete e Pesë Yjeve. Mediat italiane shkruajnë se një mekanizëm i përkohshëm për të rishpërndarë emigrantët mund të nënshkruhet në një samit në Maltë midis ministrave të brendshëm të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Maltës.

Tani për tani, Pesë Yjet mund të jenë përfituesit më të menjëhershëm të koalicionit të ri pro-BE në Romë. Partia ishte thelbësore në ndalimin e Salvinit, por përpjekjet e saj për t'u bashkuar me të Gjelbrit në Parlamentin Evropian kanë qenë deri më tani të pasuksesshme për shkak të aleancës së tyre të mëparshme me Legan, duke i lënë ata të izoluar në Bruksel.

"Shumë herë puna jonë në Parlament u vlerësua nga forcat e tjera politike, por ne u penalizuam nga aleanca me Salvini," tha Ferrera. "Tani që kemi kapërcyer këtë pengesë, ne presim që të mund të përfitojmë ".

BE ndërkohë përballet me dilema kur bëhet fjalë për Italinë. Nga njëra anë, ekstremi i djathtë mbetet mbajtjen e një qendrimi të ashpër për aq kohë aa mbështetja për qeverinë e re mbetet e ulët. "Frika ime është se pa adresuar shqetësimet e brendshme në Itali, ne mund të shohim atë në dy vjet të kthehet përsëri në një republikë pro-Kremlin," tha një diplomat i BE.

“Por nga ana tjetër, BE nuk mund t’i ushtrojë më shumë presion Romës për çështje të tilla si rregullat fiskale vetëm sepse Lega ka qënë pjesë e qeverisë”, tha diplomati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë