Ngjarje

“Grabitja” e pikës së karburantit, menaxheri sajoi ngjarjen pasi humbi paratë në loto

Grabitja e një pike karburanti në autostradën Tiranë-Durrës është stimiuluar nga menaxheri i firmës, me qëllim justifikimin e shumave të mëdha të parave të xhirove ditore që i kishte humbur duke luajtur në lojëra fati.

Policia ka zbardhur dinamikën e grabitjes së pretenduar dhe ka vënë në pranga menaxherin e pikës, Gerti Farruku, 23 vjeç.

Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe pronari i lokalit që ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ku menaxheri i karburantit kishte lënë paratë, duke luajtur.

Në lokalin e Arsid Haxhijas, 22 vjeç, pronari i lokalit që organizonte lotari të palejuara, dyshohet se shtetasi Gert Farruku ka humbur shuma të mëdha parash duke luajtur loto.

Nga hetimet e kryera dhe mbledhja e të gjitha provave procedurale është konstatuar se në momentin e vjedhjes, një person i maskuar ka zbritur nga një mjet dhe i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore 23-vjeçarit, menaxheri i kompanisë.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se Farruku, për një periudhë 2-mujore ka vjedhur sistematikisht kompaninë ku ai punon, duke deklaruar shuma më të vogla se fitimi.  Shumën e lekëve të përfituara nga mosdeklarimi, i riu e ka luajtur në lotari të palejuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë