Ka ndodhur

Grabiti filialin që jep kredi, arrestohet 27-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka arrestuar autorin e grabitjes në një institucion financiar pak ditë më parë në qendër të qytetit, ku mori një shumë të konsiderueshme parash nën kërcënimin e thikës.

Policia thotë se përmes informacioneve në rrugë operative kë vënë në pranga shtetasin Jeton bardhi, 27 vjeç, banues në fshatin Sinë, Dibër.

Duke qenë i maskuar dhe nën kërënimin e thikës, ai ka arritur të marrë shumën 179.100 lekë të rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë