Ka ndodhur

Grabitet posta në Babrru, dy persona të maskuar marrin 2 mln lekë dhe largohen me biçikletë

Dega e një poste në Babrru të Tiranës është grabitur mëngjesin e të mërkurës nga dy persona të maskuar me kapuçë. Grabitësit janë futur në postë dhe kanë arritur që të marrin një shumë parash prej 200 mijësh lekë të rinj dhe më pas janë larguar me biçikleta.

Siç shihet nga foto e siguruar nga Gazetasi.al, dy grabitësit kanë qenë të kamufluar mirë për të mos u njohur, ndërkohë që janë larguar nga aty me biçikletë.

Dy grabitësit dyshohet se janë larguar drejt zonës së Alliasit. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vijon krehjen e zonës. Janë sekuestruar kamerat dhe vijon ndjekja e kontrolli në drejtimin që ata kanë lëvizur.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë