Ka ndodhur

Grabitet një pikë karburanti në Tiranë, autorët marrin xhiron ditore

Gazeta Si - Një pikë karburanti është grabitur mesditën e kësaj të shtune në Tiranë. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vaqarr, në afërsi të Urës së Beshirit.

Dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë xhiron ditore dhe më pas janë larguar. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë