Media Galeri

Grabitet lepuri më i madh në botë, e zonja: Kthejeni, është shumë plak për t’u shumuar

Një lepur, i shpallur më i madhi në botë, është vjedhur nga shtëpia e tij në Worcestershire, në Britaninë e Madhe. Policia e West Mercia beson se lepuri gjigand kontinental i gjatë 129 cm, i quajtur Darius, u mor nga kafazi i tij në kopshtin rezidencës Stoulton gjatë natës së të shtunës.

Lepurit iu dha një Rekord Botëror Guinness në vitin 2010, si lepuri më i madh i llojit të tij. Pronarja e tij, Annette Edwards, ka ofruar një shpërblim prej 1,000 paundësh për kthimin e lepurit, ndërsa shtoi se për të ishte një ditë shumë e trishtuar.

Edwards u kërkoi në Twitter atyre që grabitën Dariusin ta kthejnë përsëri, duke thënë se lepuri ishte shumë i moshuar për t’u shumuar tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë