Shendet

Gra, më në fund do të shpëtoni nga menopauza

Tashmë gratë mund të vonojnë menopauzën e tyre deri në 20 vjet me një operacion që zgjat vetëm 30 minuta, duke ndryshuar orët biologjike të tyre, e duke qëndruar edhe më shumë kohë të reja nga ana fiziologjike.
Procedura revolucionare po përdoret për të ndryshuar jetën e mijëra grave që vuajnë nga efektet anësore të menopauzës, siç janë osteoporoza dhe problemet me zemrën. Për shumë prej tyre, vonesa e periudhës së menopauzës do të sillte një zvogëlim të problemeve fizike dhe emocionale shpesh të pa kuptueshme, si temperaturë e brendshme, kënaqësi seksuale e ulët herë pas herë, djersitje gjatë natës dhe ndryshimet e vazhdueshme të humorit.
Procedura kirurgjikale, e mundësuar nga eksperti i pjellorisë Simon Fishel, i cili mendon se vezoret mund të merren nga femra dhe të vendosen në ngrirje, më pas në një moshë të caktuar të rivendosen, përsëri brenda saj duke vonuar menopauzën. Sipas ekspertëve, kjo procedurë gjithashtu ndikon edhe në zgjatjen e moshës së pjellorisë, por synimi kryesor është shtyrja e menopauzës për të anashkaluar problemet shëndetësore.

Sipas mediave britanike, nëntë gra angleze të moshës 22 dhe 36 vjeçare, tashmë i janë nënshtruar procedurës kirurgjikale, e cila bëhen në mënyrë privatë, për çdo grua para moshës 40 vjeçare. Një ndër gratë, Dixie-Louise Dexter, nga Woodwille në Derbyshire, e cila i’u nënshtrua procedurës, e quajti atë një përvojë që i ka ndryshuar jetën. Mësuesja 33 vjeçare ishte diagnostikuar me endometriozë në moshën 20 vjeç dhe i’u nënshtrua një histerektomie (operacioni që kryhet për heqjen e mitrës) vitin e kaluar.
Ajo iu nënshtrua operacionit në të njëjtën kohë kur kishte një trajtim për menopauzën dhe hoqi menjëherë indet e vezoreve. Ajo tregon se tashmë nuk vuan më nga efektet anësore, si dhimbjet e vazhdueshme të barkut, luhatjet e humorit dhe gjumi i keq gjatë natës.
“Mendova se opsioni i fundit për të fituar betejën ishte vetëm histerektomia. Ishte diçka që e kisha menduar prej disa vitesh dhe kështu së bashku me tim shoq vendosën që një jetë pa dhimbje ishte më e rëndësishme se gjithçka tjetër,” shprehet Dexter.
Por, ajo tregon se kur kreu një sërë konsultash, specialistët i sugjeruan një procedurë të quajtur “ shartim ovarian” dhe se ajo do të trajtonte gjendjen e saj, njëkohësisht të vononte dhe menopauzën.
“Fillimisht isha pak në ankth sepse nuk kish dëgjuar më përpara për këtë gjë, por pas bisedës së plotë me mjekët u ndjeva me fat që më përzgjodhën për një operacion të tillë. Një vit pas operimit, gjithçka ndryshoi dhe unë jetoja pa dhimbje. Nuk e besoja që diçka kaq e thjeshtë do të ndryshonte jetën time,” shprehet Dexter.

Dixie-Louise Dexter

Saktësisht procedura funksionon duke marrë një pjesë të vezoreve dhe duke i vënën në ngrirje në temperaturën 150 gradë celsius, duke i ruajtur kështu në një bankë akulli. Kur gruaja arrin në menopauze, mjekët më pas do e depozitojnë këto vezë në vezore dhe kështu hormonet nxiten që të ndalojnë menopauzën. Operacioni është i disponushëm vetëm në disa klinika private në Brimingham, si për shembull ProFam, e cila drejtohet nga profesori Simon Fishel, një nga ekspertët më të mëdhenj të fekondimit in vitro.
Ekspertët shprehen se procedura kushton 3000 deri në 7000 paund për heqjen e vezoreve dhe 4000 paund për transplantimin e tyre përsëri brenda.
Fishel thotë se ai me stafin e tij, po përpiqen të fuqizojnë gratë për të marrë nën kontroll shëndetin e tyre, duke vonuar menopauzën. ProFam është e para që u ofron grave pa sëmundje mundësinë e ngrirjes së vezore për të vonuar menopauzën e tyre, gjë që ndodh kur nivelet e estrogjenit të hormonit bien si rezultat i vezoreve që nuk prodhojnë më vezë.
"Ne jemi në një pikë interesante në evolucionin e qenieve njerëzore, por në lidhje me kujdesin mjekësor, po ndodhin gjëra të mrekullueshme," shtoi profesori Fishel./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë