Ngjarje

Google ‘valëvit’ flamurin kuq e zi, uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë

Nga Gazeta Si- Shqiptarët anë e mbanë botë festojnë 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Kësaj dite të shënuar të kombit shqiptar i është bashkuar edhe motori i kërkimit “Google”, i cili është stolisur me ngjyrat e flamurit kuq e zi, për nder të Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur nga Perandoria Osmane.

Dita e Flamurit do të mbledhë në Tiranë shumë qytetarë, që do t’i bashkohen festës. Po ashtu për nder të kësaj dite feste kombëtare për herë të parë mbahet “Parada e Shqiptarisë”, e cila do të bëjë bashkë shqiptarët nga të gjitha trevat si dhe nga Diaspora e largët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë