Lojëra me Dore

Golden Stejt siguron vendin e parë, triumfon edhe Spërs

Janë luajtur katër ndeshje të konferencës së Perëndimit në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Kampionët aktual të Golden Stejt vijojnë marshimin e tyre të pandalshëm, duke konsoliduar pozitat në krye të konferencës së Perëndimit. Edhe San Antonio ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme bashkë me Hjuston, ndërsa Lejkërs është mposhtur sërish.

Uorrriorës me Kozins dhe Durant në krye, e kanë marrë shumë lehtë fitoren me Denver Nagets në shifrat 116-102. Tashmë kjo fitore do të thotë për Golden Stejt se nuk ka asnjë shans që të humbasë vendin e parë në konferencën e Perëndimit. Më i miri në parket për kampionët ishte Kozins me 28 pikë, 5 asiste dhe 13 ribaund.

Po me kaq vlerë ka qenë edhe triumfi i San Antonio Spërs ndaj Atlantës me rezultatin 117-111. Spërs edhe pse e kishte siguruar vendin e saj në play off këtë fitore e dëshironte për të konfirmuar formën e mirë dhe të nisë sa më mirë fazën më të rëndësishme të kampionatit. Ndërsa për Hjuston Rokets triumfi me Sakramento Kings kishte rëndësi, pasi hodhi një hap të rëndësishëm për të siguruar vendin e tretë në Perëndim. Sakaq vijojnë njëri pas tjetrit dështimet për Los Anxhelos Lejkërs. Skuadra kaliforniane jashtë çdo objektivi këtë sezon, është mposhtur edhe nga Oklahoma Siti në shifrat 119-103.

Më poshtë tabela e rezultateve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë