Lojëra me Dore

Golden Stejt mban gjallë shpresat, fiton në shtëpinë e Torontos

Kur u mendua se gjithçka u mbyll dhe Toronto Reptërs po shkonin drejt një triumfi historik në finalen e madhe të kampionatit amerikan të basketbollit, NBA, ka ndodhur surpriza. Kampionët në fuqi, Golden Stejt Uorriërs kanë fituar në, “Scotiabank Arena” dhe mban gjallë shpresat për të mbrojtur titullin. Përballja e pestë mes këtyre dy ekipeve ishte përgatitur si një festë për vendasit kanadez, të cilët pasi kishin fituar dy ndeshjet në transfertë ishte thuajse të sigurt në  marrjen e fitores edhe në shtëpi.

Stefën Kerri dhe Tomson, aq shumë të kritikuar në dy ndeshjet e fundit, në këtë përballje treguan më së miri vlerat e tyre. Më i miri në parket ishte Kerri, me 31 pikë, 7 asiste dhe 8 ribaunde, që u mbështet nga Tomson me 26 pikë, 4 asiste dhe 6 ribaund. Të dy bashkë e bënë të pavlefshme formën e mirë të Leonard për Toronton, i cili si zakonisht ishte më i miri në parket për ekipin e tij me 26 pikë, 6 asiste dhe 12 ribaunde. Pikë pas pike dhe set pas seti, ndeshja ishte e luftuar nga fillimi deri në sekondën e fundit. Vetë rezultati 105-106 tregon për një sfidë epike dhe me shumë emocion.

Pas kësaj fitore te Golden Stejt rezultati i përgjithshëm mes këtyre dy ekipeve është në shifrat 3-2. Ndeshja numër gjashtë mes këtyre dy ekipeve është sërish në Toronto dhe kanadezët kanë në dorën e tyre “match point-in” e fundit, para finales së madhe që i takon të luhet në shtëpinë e Golden Stejt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë