Lojëra me Dore

Golden Stejt dhe Miluoki udhëheqin në dy finalet e para

Kanë shkuar sipas pritshmërive dy finalet e para të ndeshjeve finale në play off-in e NBA. Në lindje ka fituar Miluoki përballë Torontos në shifrat 108-100 në një ndeshje shumë të luftuar deri në sekondat e fundit. Ndërsa në perëndim triumfator kanë dalë kampionët në fuqi të Golden Stejt që iu imponuan Portland në shifrat 116-94.

Përballja e zhvilluar në shtëpinë e Uorriërs, “Oracle Arena” ishte më e lehtë nga çfarë pritej. Kampionët në fuqi e morën dominim që në periodën e parë dhe nuk e lëshuan kryesimin për asnjë çast. Kerri dhe Tomson ishin në formën e tyre më të mirë dhe nuk i lanë mundësinë Liard që ta shpëtonte ekipin e tij këtë herë. Ndeshja e radhës luhet në fushën e Portland ku pritet barazimi.

Sakaq sfida tjetër mes dy ekipeve në nivele të përafërta, si Miluoki Baks dhe Toronto Raptërs ishte e një tjetër atmosfere. Avantazhe dhe përmbysje në çdo moment të ndeshjes dhe vetëm sekondat e fundit do të përcaktonin fituesin e kësaj ndeshje shumë të bukur. Më i miri në parket si zakonisht ishte Leonard i miqve, por i vetëm nuk e mposhti dot grupin e bashkuar të vendasve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë