Gazeta Si - Aktori i Teatrit të Durrësit, Ervin Doko është shpallur në kërkim, pasi është konfliktuar me një person, duke e goditur me sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë një ditë më parë, kur 39-vjeçari ka rrhahur për motive të dobëta 36-vjeçarin E.G.
Paraprakisht, dyshohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për një vend parkimi.
Policia thotë se po punon për kapjen e Dokos, i cili akuzohet për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.