Ka ndodhur

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, 4 shqiptarë në pranga

Katër shtetas shqiptarë dhe një italian janë arrestuar në Itali me akuzën e trafikut të kokainës. Shtypi italian shkruan se në pranga kanë rënë, Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta, si dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta.

Operacioni i policisë italiane u quajt me emrin e koduar “Illyricum”, për shkak të emrit që përdorte grupi I shqiptarëve për t’i identifikuar.

Sipas hetimeve të policisë, Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Beleshi tregtonte drogën me shumicë. Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj. Gjykata italiane të 4 shqiptarët i ka lënë në burg, ndërsa Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, përfundoi në arrest shtëpie.

Hetimi kishte filluar në nëntor 2020 pas kontrolleve në një garazh në qendër të Aostas pas denoncimeve që ishin bërë nga banorët e zonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë