Ka ndodhur

Goditet një grup kriminal në Shkodër, në kërkim infermieri i spitalit (Foto-Video)

Tetë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Shkodër, me akuzën e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Në kuadërtë operacionit të koduar “Buna”, në pranga kanë rënë; A. C., 49 vjeç, E. C., 40 vjeçe, L. C., 19 vjeç, L. C., 21 vjeç, E. H., 44 vjeç, Gj. P., 34 vjeç, I. I., 26 vjeç dhe V. P., 20 vjeç, të gjithë banues në Shkodër. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi R. I., 35 vjeç, me detyrë infermier pranë Spitalit Rajonal Shkodër.

Nga hetimet ka rezultuar se aktiviteti i këtij grupi kriminal është shtrirë gjatë një kohe të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës, ku janë dokumentuar shumë raste të shkëmbimit të medikamenteve midis R. I. dhe A. C.

Më pas, këto medikamente, të arrestuarit e tjerë ua shisnin personave të ndryshëm që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Po ashtu, policia ka sekuestruar një arsenal armësh (5 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë sportive), 6 thika, metadon, doza kokaine e kanabisi dhe municion luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë