Ka ndodhur

Goditet grupi që shpërndante heroinë në Tiranë, sekuestrohen miliona lekë dhe euro

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën me një armë zjarri pistoletë, një sasi heroine të ndarë në doza, 2.600.000 lekë të rinj, 2 mijë euro, peshore elektronike, 10 aparate celularë dhe një makinë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kompleks”, të arrestuarit janë: Shkëlqim Palushi 24 vjeç, Xhekson Kolezi 23 vjeç, Geraldo Zyberi 23 vjeç, Armandi Diçe 30 vjeç dhe Emiljan Dyrmishi 26 vjeç. 

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin furnizonin me heroinë dhe kanabis disa zona të Tiranës. Shuma e sekuestruar prej 2.600.000 lekë të rinj dhe 2000 euro, dyshohet e është përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Heroina e sekuestruar ishe e ndarë në doza gati për shitje. Makina e sekuestruar përdorej nga të arrestuarit për shpërndarjen e lëndës narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë