Të paktën 25 persona kanë vdekur deri më tani nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Filipine pasi stuhia tropikale Megi përfshiu vendin.
Ndërkohë, ekuipazhet e shpëtimit janë ende duke luftuar për të shpëtuar njerëzit që kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre.
Megi, njohur në vend si Agaton goditi vendin të dielën me erëra deri në 65 km në orë.

Ishte stuhia e parë e tillë e vitit ndërkohë që Filipinet zakonisht shohin mesatarisht 20 stuhi çdo vit.
Më shumë se 13.000 njerëz u larguan nga qytetet e prekura ku u ndërpre edhe furnizimi me energji elektrike, u përmbytën shtëpitë dhe fushat dhe shkaktuan rrëshqitje dheu në fshatra.
Një nga zonat më të prekura ishte provinca e Leyte, ku 22 trupa ishin nxjerrë nën një rrëshqitje dheu, thanë të hënën autoritetet lokale.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu ka çuar në një intensitet dhe fuqi më të madhe në stuhitë tropikale. Filipinet kanë përjetuar disa nga stuhitë e saj më vdekjeprurëse që nga viti 2006 dhe është renditur si një nga vendet më të cenueshme ndaj fatkeqësive klimatike për shkak të gjeografisë së saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



