Ka ndodhur

Godet me sëpatë të riun në Gramsh, arrestohet 35-vjeçari

Një i ri ka mbetur i plagosur dje gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vinë në Gramsh.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet G. T., 35 vjeç, plagosi me mjet prerës (sopatë), 27-vjeçarin me inicialet T.B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G. T., banues në fshatin Kishtë, Gramsh, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë