Teknologji dhe Inovacion

Gmail ndryshon format dhe dizajn

Google ka nxjerrë një faqe të përditësuar për përdoruesit e Gmail. Ndryshimet janë bërë në muajin shkurt, por do të hyjnë në zbatim nga sot. Edhe për ata që nuk e kanë kërkuar, formati dhe dizajni i ri do të ndryshojnë.

Ndryshimi më i madh lidhet me dritaret e chatit të cilat mund të hapen të gjitha në të njëjtën kohë.

Ato janë ende lehtësisht të arritshme pa pasur gjithçka në ekran në të njëjtën kohë dhe ju mund të hidheni shpejt në një bisedë në çdo seksion, pasi një listë do të shfaqet kur vendosni shigjetën mbi ikonën e saj.

Sigurisht, do të ketë edhe një mundësi për t`u kthyer në opsionin e vjetër, por vetëm pasi të keni provuar të riun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë