Drejtësia

Gjykata vendos ekstradimin e bosit të kriptomonedhave në Turqi

Gazeta Si – Bosi turk i kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer do të ekstradohet për në Turqi. Pas shtyrjeve të disa seancave gjyqësore, Gjykata e Elbasanit mori vendimin këtë të enjte.

Ozer i cili akuzohet nga Prokuroria e Stambollit se ka mashtruar qytetarët turq me kriptomonedhat duke zhvatur mbi 2 miliardë Dollarë ka kundërshtuar procesin e ekstradimit në Turqi me argumentin se çështja e tij është politike.

28-vjeçari iu fsheh drejtësisë turke duke qëndruar në Shqipëri deri në 30 gusht kur u arrestua në Himarë.

Ozer ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke në prill 2021 për mashtrim me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave.

Kompania përmes të cilës vepronte Faruk Fatih Özer shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kriptomonedhës.

Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard dollar pasuri në asete digjitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sociale dhe është larguar nga Turqia.

Për këto arsye shtetasi turk Faruk Fatih Özer ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qendrore të Interpol Ankara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë