Ka ndodhur

Gjykata refuzon ekstradimin e shtetasit egjiptian të akuzuar për vrasje

Kërkohej nga drejtësia egjiptiane, refuzohet ekstradimi i Raegh Gjykata e Tiranës ka refuzuar ekstradimin e egjiptianit Mohamed Rageh, i kërkuar nga drejtësia egjiptiane me akuzën e “vrasjes me dashje”.

Gjatë seancës, u provua se autoritetet egjiptiane nuk kanë dhënë garanci që 50-vjeçari nuk do të dënohet me vdekje në rast ekstradimi.

Me të njëjtin vendim, gjyqtari Artan Gjermeni vendosi lirimin e menjëhershëm të Mohamed Rageh. Rageh u arrestua në maj të këtij viti në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa po përpiqej të hynte në Shqipëri si turist. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Rageh akuzohet nga autoritetet egjiptiane se nëntorin e vitit 2019 ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjiptian M.A., në Giza të Egjiptit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë