Ka ndodhur

Gjykata pezullon e pushon hetimet për 12 persona për vrasjen e Jan Prengës

Gjykata e Posaçme ka pezulluar procedimin penal ndaj shtatë personave të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, në ngjarjen tronditëse të ndodhur në janar të 2020-s në Kamëz.

Procedimi u pezullua ndaj Dritan Rexhepit, Gentjan Funiqit, Martin Bletës, Artan Doçajt, Aldo Majnishtës, Geraldo Marinit dhe Korado Gështenjës me arsyetimin se atyre nuk u është komunikuar dot akuza e ngritur.

Shtatë personat në fjalë akuzohen për organizimin dhe pjesëmarrjen në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës. Akuza të tjera që rëndojnë ndaj tyre janë edhe armëmbajtja pa leje, fshehje dhe asgjësim i kufomës, grup i strukturuar kriminal, dhe kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të shtatë këta persona janë në arrati, ndërsa Dritan Rexhepi, i akuzuar si porositësi i rrëmbimit dhe ekzekutimit të Jan Prengës ndodhet në burg në Ekuador. Rexhepi dyshohet se është koka e një rrjeti të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Europës dhe ka urdhëruar rrëmbimin e 49-vjeçarit, Jan Prenga për shkak të një konflikti për drogë me vëllain e viktimës.

Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditë në janar të 2020 në zonën e Kamzës. Pasi u mor me forcë nga disa persona në një automjet, Jan Prenga është dhunuar dhe transportuar drejt kompleksit Golden në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Viktima sapo ishte kthyer në atdhe, pasi jetonte dhe punonte si emigrant në Greqi. Viktima nuk ka asnjë precedent penal. Pasi u rrëmbye

Ndërkohë, me kërkesë të SPAK hetimet janë pushuar për pesë persona të tjera, Bajram, Leonard dhe Elton Hajrin, e Aleks e Ardian Doçajn. Gjykimi dhe hetimet vijojnë për dy shtetasit Festim Bexhdili e Olsi Turja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë