Nga Gazeta ‘Si’-Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e bërë nga 14 deputetë të opozitës të cilët kërkonin që kjo gjykatë të detyronte Kuvendin e Shqipërisë t’i dërgonte për shqyrtim çështjen e papajtueshmërisë apo jo të mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj.
Opozita e akuzon deputetin e Vlorës, Sinaj, se ka përvetësuar fonde nga buxheti i shtetit. Në debatet e zhvilluara në Këshillin e Mandateve, Sinaj pranoi se në arkën e bizneseve të tij kishin shkuar fonde publike, para të cilat deklaroi se ia kishte kthyer më pas mbrapsht buxhetit të shteti
3 kërkesat e deputetëve që Gjykata rrëzoi
1. Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.
2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 5, datë 30.01.2025 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
3. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.