Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka anuluar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit pas pretendimeve për ndërhyrje ruse.
Sipas mediave të huaja, vendimi i paprecedentë erdhi pasi dokumentet e deklasifikuara të inteligjencës pretendonin se Rusia ishte pas një fushate për të promovuar kandidatin e ekstremit të djathtë Calin Georgescu në platforma të tilla si TikTok dhe Telegram.
Georgescu shihej si një i huaj në garë dhe nuk kishte deklaruar ndonjë shpenzim për fushatën, por doli si kryesuesi pas raundit të parë më 24 nëntor.
Ai duhej të përballej me kandidaten pro-BE Elena Lasconi, e partisë Save Romania Union, në një balotazh të dielën.
Gjykata Kushtetuese tha në një deklaratë se “anulon të gjithë procesin zgjedhor në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Rumanisë”.
“Qeveria do të vendosë një datë të re për zgjedhjet… si dhe një program të ri kalendarik për kryerjen e veprimeve të nevojshme,” shtoi ai.
Zonja Lasconi kritikoi vendimin e gjykatës, duke argumentuar se votimi duhet të kishte vazhduar dhe respektuar vullnetin e popullit rumun.
Ndërsa “propaganda ruse” është një “problem serioz”, ajo tha se pasojat duhet të trajtohen pas zgjedhjeve të lira.
Rezultati fillestar kishte kërcënuar qëndrimin pro- ukrainas të vendit , me z. Georgescu që refuzoi të thoshte në mënyrë eksplicite nëse ai mbështet Rusinë.
Ai ka thënë më parë se Rumania – një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian – ka shanset e saj më të mira me “mençurinë ruse”.
Presidenti në Rumani shërben për një mandat pesë-vjeçar dhe ka kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse në fusha të ndryshme, duke përfshirë shpenzimet e mbrojtjes, sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.