Ngjarje

Gjykata e Lartë rrëzon planin e Sunak: Azilkërkuesit (edhe ata shqiptarë) nuk do dërgohen në Ruanda, vend i pasigurt

Plani i qeverisë britanike për të dërguar në Ruanda emigrantët e paligjshëm, përfshirë dhe ata shqiptarë, është rrëzuar përfundimisht me votë unanime nga Gjykata e Lartë britanike, duke i dhënë fund një beteje ligjore mbi një vjeçare në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar.

Sky news njoftoi Gjykata e Lartë e shpalli unanimisht të paligjshme skemën e Ruandës

Gjykata po shqyrtonte vetëm faktin nëse Ruanda është një "vend i tretë i sigurt" për dërgimin e migrantëve.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Lordi Reed, dha vendimin të mërkurën.

Çështja u dëgjua dhe u shqyrtua nga Lord Reed, Lord Hodge, Lord Lloyd-Jones, Lord Briggs dhe Lord Sales.

Lordi Reed tha se çështja u  hodh poshtë.

Vendimi u mor unanimisht nga pesë gjyqtarët.

Në vendimin e publikuar thuhet se: “Gjykata e Lartë rrëzon njëzëri ankesën e Sekretarit të Brendshëm dhe mbështet vendimin e Gjykatës së Apelit se marrëveshja është e paligjshme.

“Kjo për shkak se ka arsye të konsiderueshme për të besuar se azilkërkuesit do të përballeshin me një rrezik real të keqtrajtimit nëse do të zhvendoseshin në Ruandë...”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë