Gazeta Si – Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollet në vilën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj.
Ahmetaj pretendon se kontrollet në vilën e bashkëjetueses së tij, për llogari të aferës së inceratorëve, janë të paligjshme.
Në 9 mars, tre përfaqësues të BKH, iu prezantuan Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Ahmetajt, duke i treguar një mandat kontrolli për banesën dhe aparatet kompjuterike.
Ahmetaj ngriti pretendimin se për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH, duhej marrë më parë një leje nga Kuvendi i Shqipërisë dhe shton në padi se është shkelur Konventa e Të Drejtave të Njeriut.
Gjatë marsit, pas dyshimeve për “fshehje të pasurisë”, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi nën sekuestro dy vila në bregdet, një në Palasë dhe një në Hamallaj.
Arben Ahmetaj është në hetim nga SPAK për 4 akuza, “shpërdorim detyre”, “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”. Prokuroria e Posaçme është në pritje të letërporosive nga jashtë për çështjen e ish-zëvëndëskryeministrit.
Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.