Drejtësia

Gjykata e Lartë regjistron rekurset e Metës dhe Kryemadhit kundër masave të sigurisë

Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka regjistruar rekurset e bëra më herët nga ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi, ku kundërshtojnë masat e sigurisë “arrest në burg” dhe “detyrim paraqitje” të dhëna nga Gjykata e Posaçme Antikorrrupsion.

Në Gjykatën e Lartë shqyrtimi i kësaj çështjeje do të relatohet nga gjyqtari Ilir Panda. I pari që bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, më 17 Janari, ishte presidenti i PL-së, Ilir Meta i cili kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.

Kërkesa është depozituar nga përfaqësuesi i tij ligjor, Genc Gjokutaj, i cili u shpreh se nuk ka prova në lidhje me çështjen ÇEZ-DIA dhe lobimin në SHBA. Ndërkohë 3 ditë më vonë, më 20 janar, bëri rekurs edhe Monika Kryemadhi.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej datës 21 tetor, teksa po hetohet nga SPAK për veprat penale “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Ndërsa Monika Kryemadhi, SPAK e shpalli person në hetim nën dyshimet për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë