Gazeta Si - Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë M. N., 37 vjeç është dërguar pas hekurave me vendim të Gjykatës së Lartë.
Ai akuzohet për shpëdorim detyre se ka lejuar ndërtime pa leje në territorin e Himarës.
Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit të Apelit të Vlorës të marrë në korrik të vitit të kaluar, i cili caktoi detyrim paraqitje për 37-vjeçarin.
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë e cila ka caktuar “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.