Gjykata e Apelit liron ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku i arrestuar dje pasi u paraqit në një spital për probleme shëndetësore pas 8 muajsh në arrati.
Apeli ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Kajmakun, pasi vetë Prokuroria kërkoi zbutjen e masës së sigurisë.
Prokurorja e çështjes, Arta Marku, ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes shëndetësore.
Marku ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë, duke argumentuar qëndrimin e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave të ngjarjes.
Nga hetimet është vërtetuar se ka 15 vite që Kajmaku vuan nga diabeti.
Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëherë Kajmaku u arratis, duke i shpëtuar për muaj me radhë policisë deri të hënën në mbrëmje kur ai u ndalua në një spital privat në Tiranë ku u paraqit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai akuzohet për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.