Lojëra me Dore

Gjuri nuk i përgjigjet, Roxher Federer mbyll sezonin

Pas fjalëve të Severin Luthit, trajnerit të Roxher Federerit, se rikuperimi po ecën më ngadalë nga sa ishte parashikuar, është vetë tenisti i njohur zviceran që sqaron gjithçka me anë të një postimi në profiling e tij në Tuiter.

“Të dashur tifozë, shpresoj që të jeni mirë dhe në formë. Para disa javësh kam marrë një goditje gjatë fazës fillestare të rikueprimit dhe kam bërë menjëherë një artroskopi të gjurit të djathtë. Tani, siç kam bërë edhe në 2017-ën, kam nevojë të marr kohën e nevojshme për të qenë 100% gati për të luajtur në nivelin tim. Do të mungojnë fansat e mi dhe turnetë, por duhet të shoh përpara për të qenë gati në fillim të sezonit 2021”, - shkruan Roxher Federer.

Nëse turneu Atp do të rifillojë gjatë 2020-ës, Roxher Federer nuk do të jetë. Sezoni është mbyllur për tenistin nga Bazeli, i cili mbush 39 vjeç më 8 gusht. Ai duhet t’i nënshtrohet sërish një operacioni në gjurin e djathtë, ku kishte bërë një ndërhyrje në muajin shkurt, por gjërat nuk shkuan siç duhet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë