Shendet

Gjumi direkt pas ngrënies nuk bën mirë

Njerëzit kanë tendencë të ndjehen të përgjumur menjëherë pasi të hanë dhe nuk duan asgjë tjetër veçse të bëjnë një sy gjumë. Por, nga studime të ndryshme, kjo është pikërisht ajo që duhet të shmangni.
Fjetja apo edhe thjesht shtrirja menjëherë pasi të keni ngrënë mund të ketë disa pasoja vërtet të pakëndshme. Ju madje mund të njihni disa nga simptomat, por kurrë nuk e keni kuptuar se ishte dremitja juaj pas vaktit që i shkaktoi ato. "Bright Side" ka treguar se çfarë ndodh kur flemë gjumë direkt mbasi kemi ngrënë.
Ju mund të keni urth.
Kur shtriheni, acidi i krijuar nga ushqimet lëviz përmes stomakut dhe mund të ketë kontakt me pjesët e ndjeshme të sistemit të tretjes. Kjo mund të çojë në urth, një gjendje që shkakton djegie në gjoks ose në fyt.

Ushqimi në stomak kur rrini ulur apo në këmbë dhe ushqimi në stomak kur jeni shtrirë

Nuk bëni gjumë të qetë
Nëse keni ngrënë një vakt të bollshëm para se të flini, procesi i plotë i tretjes vazhdon ndërsa jeni në gjumë. Arsyeja për gjum të keq mund të jetë e ndryshme për të gjithë. Mund të jetë sepse mendja juaj "qëndron" zgjuar gjatë procesit të tretjes ose dhe për shkak të urthit që përmendëm.
 Gjithashtu varet dhe nga lloji i ushqimit që keni pasur dhe sasisë që keni konsumuar.

Imazh ilustrues

Mund të shikoni ëndrra të këqija
Ndërkohë që vazhdon procesi i tretjes, ju hyni në një gjumë të quajtur "lëvizje e shpejtë e syve (REM), e cila është koha kur ndodh më shumë ëndërrimi. Pra, nëse vëreni se po shihni ëndrra të këqija apo totalisht pa kuptim, dijeni se kjo po ndodh sepse keni fjetur direkt mbasi keni ngrënë.

Imazh ilustrues

Mund të shtoni në peshë
Kur shtriheni menjëherë pasi keni ngrënë, nuk i jepni trupit kohë të mjaftueshme për të djegur kaloritë që morët. Pra, edhe pse mund të ndjeheni shumë të përgjumur pas një vakti dhe shtrirja në divan për të fjetur është gjithçka që dëshironi të bëni, është më mirë të prisni derisa të digjen disa kalori nëse nuk doni  kilogramë "që vijnë nga hiqi".

Imazh ilustrues

Sa kohë duhet të prisni të flini pasi keni ngrënë?
Për të parandaluar shfaqjen e problemeve si urthi ose netët pa gjumë, duhet që të jetë kryer i gjithë procesi i tretjes dhe nutricionistët thonë se ky proces do tre orë.
Pra duhet të prisni tre orë para se të flini mbasi keni shijuar një vakt të bollshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë