Lojëra me Dore

Gjokoviç triumfon në US Open, barazon një rekord

Novak Gjokoviç tashmë zyrtarisht është në mesin e më të mëdhenjve të historisë së tenisit botëror. Tenisti serb ka fituar për herë të tretë në grand slam-in US Open. Gjokoviç me këtë triumf barazon rekordin e legjendës të këtij sporti, Roger Federer, duke fituar më shumë se tre herë në tre eventet më të mëdha të tenistit botëror.

Novak Gjokoviç ka fituar në karrierën e tij 6 herë titullin në Australian Open, 3 herë Wimbledon dhe po 3 herë US Open.

Ky sukses historik për Gjokoviç erdhi përballë një rivali të denjë, siç ishte Martin Del Porto. Sportisti serb arriti ta fitonte US Open në tre sete edhe pse nuk ka qenë aspak e thjeshtë pasi argjentinasi Del Porto ishte shumë i fortë.

Në setin e parë Gjokoviç arriti të fitonte 6-3 , por më e rëndësishme, ishte fakti që fitoi duke thyer shërbimet e Del Potro. Në setin e dytë është sërish serbi që triumfon, por beteja është më fortë, me Martin Del Porto që reziston deri në fund edhe pse dorëzohet duke humbur në shifrat 7-4.

Në setin e tretë tenisti argjentinas provoi të bënte rezistencë, por tenisti serb ishte i bindur në triumfin e tij dhe nuk dëshironte të lëshonte pe. Edhe ky set iI fundit përfundon në favor të sportistit nga Ballkani në shifrat 6-3Kjo fitore në Grand Slam-in e ShBA për Gjokoviç ishte emocionale, për shkak se vjen pas një periudhe të errët dy vjeçare në karrierën e tij, ku ai vuajti nga dëmtime të shumta. Me këtë sukses në US Open, Novak Gjokoviç dëshmon se është rikthyer në kohët e tij të arta dhe është gati për të dominuar botën e tenisit, ashtu siç bënte deri në vitin 2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë