Lojëra me Dore

Gjokoviç në ‘qiellin e shtatë’ të Australian Open

Zyrtarisht, duke filluar që nga dita e sotme kemi një legjendë të re në sportin e tenisit. Novak Gjokoviç ka fituar për herë të shtatë Grand Slam-in e Australian Open përballë rivalit të përjetshëm Rafal Nadal. Tenisti serb e ka mposhtur shumë lehtë spanjollin numri dy në renditjen e ATP, me rezultatin e pastër 3-0. Me këtë triumf, Gjokoviç hyn në histori si i pari tenisit që ka arritur të fitojë 7 herë në Australian Open, duke lënë pas vetes Roxher Federer, që ka fituar 6 herë.

Ishte një përballje më e lehtë nga sa ishte pritur mes dy tenistëve më të mirë në botë për momentin. Gjokoviç nuk e ka diskutuar asnjëherë triumfin në këtë finale, teksa në setin e parë e mundi Nadal 6-3. Në setin e dytë, kur spanjolli tentoi që të bënte një rezistencë, por ishte i pafuqishëm përballë potencës dhe saktësisë së Gjokoviçit. 6-2 është mbyllur seti i dytë. Në setin final, tenisti serb e rri akoma dhe më shumë nivelin e tij, duke fituar në shifrat 6-3.

Fitimi për herë të shtatë në Australian Open është Grand Slam-i i 15-të për tenisit serb që tashmë synon një tjetër rekord. Gjokoviç është i treti në këtë renditje, pas Federer dhe Nadal. Gjithashtu me këtë fitore në Australian Open, Gjokoviç konsolidon pozitat e tij në krye të renditjes botërore të ATP.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë