Lojëra me Dore

Gjokoviç në çerekfinale, Kirgios gjen përballë armikun Nadal

I pari nga favoritët që ka marrë në dorë “biletën” e çerekfinaleve të “Australia Open” është kampioni Novak Gjjokoviç. Tenisti serb mundi në tre sete argjentinasin Diego Shvartzman. Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e Gokoviç, i cili e mbylli ndeshjen me 8 ejs dhe vetëm një faull të dyfishtë. “Nole” ka festuar kështu në mënyrën më të mirë ndeshjen numër 80 të luajtur në Australi. Tani bilanci i tij është 72 fitore dhe 8 humbje. Në 16 pjesëmarrje serbi ka kaluar 11 herë në çerekfinale dhe të martën do të ndeshet me kanadezin Milosh Raoniç.

Novak Gjokoviç gjatë ndeshjes ndaj Raoniç. Gazeta Si, 26 janar 2020

Për në çerekfinale është kualifikuar edhe “luftëtari” Nik Kirgios, i cili mundi në një ndeshje maratonë prej 4 orësh e 26 minuta Kharen Khaçanov. Në çerekfinale Kirgios gjen armikun numër 1, Rafael Nadal. Kirgios, i cili dallohet për temperamentin e tij shpërthyes, e ka pranuar gjithmonë se nuk i pëlqen aspak tenisti spanjoll, por mes tyre ka respekt.

Kurse te femrat, e para që ka kaluar në çerekfinale është çekja Petra Kvitova, pasi mundi me përmbysje greken Maria Sakari 6-7, 6-3 dhe 6-2. Kvitova, finaliste e vitit të kaluar në Australi, humbi setin e parë, por në dy të tjerët e rriti lojën dhe ia doli të kualifikohet. Është eliminuar tenistja e re e talentuar Koko Gof, që u mund nga francezja tjetër Sofia Kenin, e cila ndeshet në çerekfinale me tunizianen Ons Jabeur. Faza e 1/8-ve pritet të mbyllet nesër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë