Lojëra me Dore

Gjokoviç kalon me ‘sy mbyllur’ Rublev, shkon në gjysmëfinale të Atp Finals

Një Novak Gjokoviç në formë shumë të mirë në Atp Finals në Torino. Numri 1 në botë nuk i ka dhënë asnjë shans rusit Andrei Rublev, të cilin e ka mundur pastër pas dy setesh, 6-3 dhe 6-2. Serbi është kualifikuar për në gjysmëfinale, ndërkohë që në të njëjtin grup ka fituar edhe Kasper Rud 1-6, 6-3 dhe 6-4 ndaj Kameron Norri.

Rrugëtimi i Gjokoviçit vazhdon pa pengesa. Pas suksesit në debutim ndaj Rud, ai mundi me lehtësi edhe rusin Rublev, duke e siguruar pa probleme gjysmëfinalen. Një ndeshje para kohe ai ka siguruar vendin e parë në grupin e tij. Gjokoviç e nxorri jashtë loje kundërshtarin, duke treguar aftësitë e tij mbrojtëse.

Gjokoviç feston itoren. Gazeta Si, 18 nëntor 2021

Ekuilibër pati vetëm në fillim të ndeshjes, më pas “Nole” vendosi këmbën te gazi dhe mori kontrollin e lojës në dorë, duke e bërë më konfuz tenistin rus. Ai humbi edhe shërbimin dhe Gjokoviç fluturoi në gjysmëfinale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë