Lojëra me Dore

Gjokoviç fiton për herë të 10-të Australian Open, rikthehet numri 1 në botë

Gazeta Si – Stefanos Tsitsipas bie pas 3 setesh në finalen e Australian Open, pa mundur të shfrytëzonte momentin e dobët të serbit në setin e dytë. Nole barazon Nadalin me 22 Slam-e dhe kthehet numri 1, duke u bërë edhe tenisti me më shumë javë në krye të renditjes.

Askush nuk mund ta ndalte Novak Gjokoviçin në misionin e tij për të fituar për herë të 10-të Australian Open. As Stefanos Tsitsipas, që në finalen e dytë Slam në karrierë është mundur në 3 sete, 6-3 7-6 dhe 7-6 sërish. Përfundon këtu ëndrra e famijërisë së grekut për t’u bërë numri 1 në botë.

Nole regjistron disa arritje me këtë triumf: ai ka fituar Australian Open e 10-të dhe gjithashtu është kthyer në fronin botëror, që e humbi për zgjedhjen e tij antivaksinë. Gjokoviç ka barazuar Rafael Nadal në kuotën e 22 Slam-eve në karrierë dhe me 374 javë kalon edhe Stefi Graf për t’u bërë lojtari me më shumë kohë në fron në historinë e raketës.

Serbi ka mundur këdo që i ka dalë përpara, pavarësisht problemit muskulor në kofshë në ndeshjen e parë të turneut dhe polemikave për shkak të babait Srdjan, i fotografuar me mbështetësit pro-Putin dhe i mbetur jashtë bokseve të të birit në gjyëmëfinale dhge finale. Nole nuk e hoqi asnjëherë këmbën nga gazi, duke thyer rekorde pa bërë asnjë ndalesë.

Gjokoviç e nisi fuqishëm ndeshjen finale, me ndihmën e një Tsitsipasi që bëri shumë faulle. Asnjë shans për grekun në setin e parë, 6-3 në 36 minuta dhe 95% të pikëve me të parën nga shërbimi. Në setin e dytë serbi pati një rënie dhe u duk nervoz. Tsitsispas kishte shansin ta fitonte setin, por dhuroi shumë dhe shkoi me ‘tie break’. Edhe këtu greku bëri dy dhurata dhe Nole nuk fali.

Pas një pushimi të gjatë dy tenistët u kthyen në fushë për setin e tretë. Serbi rimori në dorë ndeshjen, por edhe ky set shkon me ‘tie break’, ku Tsitsipas sërish dhuroi. Tre ‘match point’, ku i treti është ai i duhuri për historinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë