Lojëra me Dore

Gjokoviç finalisti i parë i “Australian Open”, asnjë shans për Federer

Një Novak Gjokoviç i papërmbajtshëm ka mundur me lehtësi në gjysmëfinale zviceranin Roxher Federer. Serbi ka fituar pastër, 3-0, duke mos i dhënë asnjë shans kundërshtarit dhe është finalisti i parë i “Australian Open”.

Nuk i është dashur kohë Gjokoviçit për të siguruar finalen e radhës në karrierën e tij në një “Slam”. Rivaliteti ka qenë i ndezur vetëm në setin e parë, ku serbi fitoi me vështirësi, 7-6. Setin e dytë Gjokoviç e fitoi 6-4 dhe të tretin 6-3. Federer është dukur thuajse i dorëzuar pas setit të parë. Diferenca në moshë reflektohet edhe në fushë mes dy tenistëve të kalibrit botëror, ku Federer është në metrat e fundit të karrierës, ndërsa Gjokoviç ka ende shumë për të dhënë. Zvicerani dhe serbi nuk kanë qenë kurrë miq mes tyre, por respekti ndaj njëri-tjetrit ka qenë gjithmonë në nivelin maksimal.

Novak Gjokoviç mund të shijojë për momentin kalimin në finalen e “Australian Open”, duke pritur të mësojë kundërshtarin, që do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër Zverev-Thiem, me këtë të fundit që eliminoi Nadalin në çerekfinale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë