Drejtësia

GJKKO konfiskon pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj

Gazeta Si - Prokuroria e Posaçme ka njoftuar konfiskimin e pronave dhe pasurive të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.

Pasuritë në fjalë, përfshirë toka, apartamente dhe bodrume, janë konfiskuar në kuadër të hetimeve që nisën ndaj ish-gjyqtarit për deklarim të rremë të pasurisë, pasi ai u dorëhoq nga detyra para se t'i nënshtrohej procesit të Vettingut.      

Sipas njoftimit të SPAK, është sekuestruar 1000 m²; tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, 2 bodrume në Ishull-Shëngjin Lezhë; 3 apartamente dhe një sipërfaqe 218.06 m2, po në Ishull-Shëngjin Lezhë.

Konfiskimi është bërë në kuadër të hetimit që ka nisur prej kohësh ndaj ish-gjyqtarit me akuzën e korrupsionit. Nga hetimet e deritanishme të SPAK, rezulton se Zenelaj nuk justifikon pasurinë.

Guxim Zenelaj dha dorëheqjen nga drejtësia verën e vitit 2017, sapo i përfundoi mandati në Gjykatën e Lartë duke iu shmangur Vettingut.

Zenelaj së bashku me Tomë Ndrecën, po ashtu ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga Vettingu për problemet me pasuritë, sikurse edhe ish-kolegët e tij Shkëlzen Selimi dhe Artan Zeneli që u panë nga Vettingu si fshehës të pasurisë dhe me mungesa të burimeve financiare ishin subjekt i një kallëzimi penal në SPAK nga avokati Fran Dashi.

Pasuritë që do të konfiskohen:

-Pasuria me numër. 674, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;

-Pasuri me numër 3/670-B9, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

-Pasuri me numër 3/670-B10, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

-Pasuri me numër 3/670-N1, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

-Pasuri me numër 3/670+1-10, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

-Pasuri me numër 3/670+1-18, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

-Pasuri me numër 3/670+1-55, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë