Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja se ka informuar ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se do të arrestohej me urdhër të SPAK.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim për nxjerrje të sekretit hetimor për dosjen e Vangjush Dakos, pasi lajmi për arrestimin e tij nisi të qarkullonte disa dita përpara se të ekzekutohej masa e arrestit.
“Ulsi Manja e nxori sekretin për arrestimin e Vangjush Dakos. Ky është njeriu i pazareve të Edi Ramës.
I gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin.
Je një lloj Jagoje, që ke vetëm veten shok...”, iu drejtua Berisha, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja
“Nuk e di pse je shqetësuar Sali, zgjedhjet mbaruan dhe të pres në betejën tjetër të 2025, dhe do të të mund. Sa për drejtësinë jam i lumtur që mbërritëm këtë ditë që unë e ti të dalim para drejtësisë, kam përshtypjen që ti do shkosh para meje, por mezi e pres atë ditë.
Për këtë ditë kam pritur dhe shoh që sot më shumë i shqetësuar je ti sesa unë për këtë drejtësinë e re. Unë gjithë jetën kam luftuar për drejtësinë Sali.
Ti në profesion je mjek, tani raporti me drejtësinë do ta shohim të dy bashkë. Sa për betejat politike jam i hapur, por sa herë të dalim ne sheshbetejë do të të mund, ty dhe këdo tjetër”, iu përgjigj Manja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.