Shendet

Gjirokastritët të “kursyer” edhe në lindje

Gjirokastra rezulton qarku që ka më pak lindje në vend. Në tremujorin e tretë 2018, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në Gjirokastër dhe dy qarqe të tjera, Vlorë dhe Korçë.
Sipas INSTAT, vlera më e ulët që është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, numri i vdekjeve tejkalon me 66 numrin e lindjeve.

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 6.859, duke shënuar një rënie prej 19,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 4.640, duke shënuar një rënie prej 9,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.
Gjatë tremujorit të tretë 2018, numri i lindjeve tejkaloi me 2.219 numrin e vdekjeve.
Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e tretë 2018, pasqyron një rënie me 35,4 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017

Në tremujorin e tretë 2018, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.150 numrin e vdekjeve. Shtesë natyrore të lartë paraqet edhe qarku i Elbasanit me 281 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Durrësit me 260 lindje më shumë se vdekje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë