Ka ndodhur

Gjirokastër, kapet gardisti me 18 emigrantë të paligjshëm në furgon

Gazeta Si - Një gardist 41-vjeçar I.Q., është vënë në pranga nga policia, pasi u kap në flagrancë teksa transportonte me një furgon 18 emigrantë të paligjshëm.

“Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip furgon, 18 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë