Nga Gazeta 'Si'- Lajm i keq për Kombëtaren në prag të ndeshjeve me Çekinë dhe Ukrainën.
Mbrojtësi Berat Gjimshiti është dëmtuar në ndeshjen kundër Udinezes duke dalë nga fusha në minutën e 25-të.
Pas një përplasjeje me Thauvin, kapiteni i Shqipërisë u rrëzua në tokë dhe më pas trajneri u detyrua të bëjë zevëndësimin.
Media italiane raporton se mund të mos jetë i disponueshëm për Atalantën për një periudhë 20-ditore, çka rrjedhimisht do të thotë se mund të ketë humbur dy ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën më 16 dhe 19 nëntor.
Gjimshiti është dëmtuar 3 herë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve, në shtator, tetor dhe tani në nëntor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.